Rama kërcënon me burg mediat dhe pronarët e gjithë bizneseve: Keni kohë deri më 20 janar

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në konferencën për shtyp se publikimi i listës së pagave ka nxjerrë në pah shkelje të mediave dhe kompanive në lidhje me pagat. Rama paralajmëroi se ata kanë kohë deri më 20 janar të bëjnë rregullime në vetëdeklarime, përndryshe do të hyjnë në burg.

“Me pagat ka ndodhur së fundmi një ngjarje e shëmtuat dhe shqetësuese. Prokuroria po heton më mënyrë intensive, dhe unë kam arsye të besoj se shumë shpejt do të ketë rezultate. Ai që e ka bërë do të përballet me ligjin. Në planin afat mesëm tregon se jo çdo e keqe vjen vetëm për keq. Normalisht ekspozimi i të dhënave që lidhen me pagat është i papranueshme por sot ka një pasqyrë domethënëse që askush nuk do mund të ma thotë se askush nuk sulmon askënd. Duke filluar nga mediat, nga pagat tuaja. Nuk është një situatë që duhej të dilnin të dhënat sepse ne e dimë. Askush nuk do të na thotë dot se po sulmojmë mediat duke kërkuar prej tyre dhe kompanive që japin paga fiktive të vetërregullojnë deklarimet. Tatimet do të nisin një letër për të gjithë tatimpaguesit, me deklarime flagrante, që të rregullojnë deklarimet e reja deri më 20 janar. Sepse me 20 janar është data e deklarimeve të reja. Në rast mos rregullimi do të ketë hetim të thelluar dhe do të akuzohen për evazion dhe do të përfundojnë në burg. Ne kemi përgatitur një plan para se të ndodhte kjo, dhe një nga pikat është kjo”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 30.12.2021 11:33

Tags: