Rama kapet keq pas bllokimit të Rinasit: Pas dështimit të goditjes së çmendur, do të rrisim intensitetin

Vaksinimi masiv ka vijuar këtë të premte në Sarandë, në të gjitha qendrat e qyteteve e gjithashtu edhe në qendrat shëndetësore në fshatra.

Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në këtë qytet.

Rama është pritur me duartrokitje nga të moshuarit të cilët nuk ngurruan ta falënderonin.

Ndërsa ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” Rama shprehet: “Vaksinimi masiv nuk ndalet dhe pasi goditja e çmendur e furnizimit në Rinas dështoi plotësisht, do rrisim intensitetin më tej”.


Shtuar 9.04.2021 11:04