Rama jep lajmin e mirë: Kanadaja dhe Shqipëria marrëveshje reciproke për njohjen e pensioneve

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë lajmin se Shqipëria dhe Kanadaja kanë ratifikuar Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore, duke u dhënë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre pas hyrjes në fuqi më 1 gusht.

Postimi i Ramës:

SUPERLAJM

Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.


Shtuar 5.04.2022 18:12