Ditën e sotme është hapur për mjetet tuneli numër 5 tek rrethrrotullimi “Shqiponja”.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar edhe një video në rrjetet sociale.
Sipas Ramës ky tunel bën lidhjen e drejtpërdrejtë të autostradës me hyrjen për në qendër të qytetit.
“Nyja “Shqiponja” Ky është tuneli numër 5 i hapur për qarkullimin e automjeteve në nyjen “Shqiponja” dhe lidhja e drejtëpërdrejtë e autostradës me hyrjen për në qendër”, shkruan Rama.
Nga sot lëvizja e automjeteve nga autostrada Tiranë-Durrës drejt Laprakës dhe anasjelltas do të bëhet në nivelin zero, ndërkohë që ata që lëvizin më drejtim të Unazës së Madhe do të përdorin tunelin numër 5.
Dalja nga Tirana nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet përmes tunelit 3 ndërkohë që për ata që vijnë nga Kombinati do të bëhet përmes tunelit 4./albeu.com