Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” janë gati për tu lëshuar në hapësirë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama përmes një postimi në Instragram.
Dy dytë superteknologjitë do monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure.
Satelitët do t’i kushtojnë Shqipërisë 6 milionë dollarë.
Postimi i Ramës: GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1dhe ALBANIA2
Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë.
Në ambientet e kryeministrisë më 29 shtator u prezantua shërbimi satelitor në Republikën e Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se u nënshkrua kontrata 6 milion dollarëshe e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit. Peleshi theksoi se Shqipëria po hyn në një fazë të re të digjitalizimit.
Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 do të përdoren fillimisht për një periudhë 3-vjeçare.