Kryeministri Edi Rama është shprehur se 150 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite.
Komentet Rama i bëri në një postim në rrjetet sociale, teksa u ka uruar ndjekësve të tij një javë të mbarë.
“MIRËMËNGJES
dhe me kënaqësinë e krenarinë për thuajse 150 mijë fëmijë, të cilët kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite, me programin tonë të ri të mbështetjes për çdo të porsalindur, ju uroj një javë të mbarë���”, shkruan Rama./albeu.com/