“Rama iku, do ketë orarin e prerjes së thonjve”, Korreshi: Gënjeni se keni rritur rrogat, studenti as sufllaqe nuk ha dot

Ditën e sotme gjatë seancës plenare në Kuvend mbi buxhetin ka folur edhe deputeti Saimir Korreshi, i cili ka theksuar se të gjithë po gënjejnë se kanë rritur rrogat duke përmendur edhe çmimin e bukës ku ka pësuar rritje.

Por deputeti nuk ka lënë pa përmendur edhe shpenzimet që kanë studentët, duke thënë se këta të fundit nuk kanë lek të hanë as sufllaqe.

Saimir Korreshi: Buxheti më i madh historik, ndaj ka shumë persona në sallë. Ishalla ka orarin e prerjes së thonjve dhe ndaj ka ikur. Kjo është dita më e zezë e fukarallëkut. Tha kolegia se buxheti nuk është thjesht shifër, toberstafulla, qenka dhe politikë. Gënjeni, kur thoni se keni rritur rroga, keni rritur vetëm bukën, e dini se sa janë rrogat në Lushnje? 250 mijë lekë të vjetra, sfidoj secilin nga ju që ta mbajnë në xhep aq lekë. Se në Tiranë, studentët kanë 700 mijë lekë vetëm konviktet, e dini ju se këto rroga sidomos mësuesit i keni degëdisur. Ju thoni se biznesi po bën namin. Çfarë biznesi po bëni ju, kostot janë trefishuar. Biznesi është në ditën e tij më të zezë, biznesi nuk po gjen punëtorë, se rrogat janë mizerabël. Në të shumtën e rasteve nuk u paguhen sigurimet. Profesionet e lira po i ngulni nga një taksë tjetër.

Arsimi, ku është arsimi? Sa degë janë mbyllur? Se ne harrojmë që ti akreditojmë universitetet tona. Se harrojmë ne se duam një lek. Kjo është, pse ikin, se Italia investon tek studenti, ai që është me rezultate të mira merr bursë, se këtu as sufllaqe nuk ha dot./albeu.com


Shtuar 9.11.2022 15:40