Ish-presidenti Ilir Meta ka postuar në faqen e tij në facebook, një video nga koncerti i mbrëmshëm i organizuar nga Noizy.
Në video shihen të rinj të shumtë teksa bërtasin “Rama ik”.
Meta shkruan krahas videos se Rama është armiku i Lirisë dhe se shumë shpejt do të japë llogari për dëmet e bëra ndaj popullit shqiptar.
Postimi i Plotë nga Meta:
Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare.
Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit./albeu.com/