Rama ia doli të shkarkojë Ilir Metën, vjen reagimi i parë nga maxhoranca: Mbarësi e madhe! (VIDEO)

Për herë të parë në histori, sot Kuvendi i Shqipërisë miratoi vendimin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me 105 vota pro.

Kryetari i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla, është shfaqur i lumtur për mediat pas vendimit që doli nga Kuvendi për shkarkimin e Metës.

“Mbarësi e madhe filloi sepse filloi dhe shiu. Unë shumë shkurtimisht dua t’i falenderoj të gjithë deputetët e kuvendit në fund të fundit jemi Republikë parlamentare dhe kuvendi është organi më legjitim.

Për 5 ditë kjo kërkesë do të depozitohet dhe do të shqyrtohet nga gjykata Kushtetuese.I shkarkuari tashmë duhet të presi vendimin e gjykatës. Cdo vendim i gjykatës kushtetutese është i vlefshëm nëse votohet nga 5 persona.

Besoj të gjithë politikanët duhet të bashkohen në heshtje e të presin vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese. Puna jonë në marrëdhënie me Ilir Metën”– u shpreh Balla.

 

 

Shtuar 9.06.2021 04:06