Rama i përgjigjet ministrisë bullgare: Nëse nuk kishit gjë tjetër më të rëndësishme për sot, po e marr si kompliment

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Twitter, i ësht përgjigjur Ministrisë së Jashte të Bullgarisë.

Kjo e fundit i quajti deklaratat e Ramës të paprovokuara, të bëra në një forim në Slloveni të zhvilluar dy ditë më parë.

Kujtojmë që “xixa” mes palëve pati edhe gjatë samitit në Bruksel në muajin qershor.

Reagimi i Ramës:

Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund të mos e marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar.

Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin qetësisht të deklaratës sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor./albeu.com