Rama i drejtohet opozitës: Mos e harroni flamurin e PD-së me vulë “non-grata” sipër për korrupsion madhor

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në Kuvend. Rama i kujtoi Tabakut dhe deputetëve të tjerë të PD se “flamuri” i tyre, duke iu referuar Berishës është non grata nga DASH.

Sipas Ramës ata po marrin atë që meritojnë dhe se ka akoma.

Zonja Tabaku kaloi nga domatet tek dekriminalimimi dhe ishte një kapërcim shumë I madh nga tema. Folët për një linjë telefoni anti-korrupsion. Ishte linja alo doktor, jo e qeverisë tonë. Nga ana tjetër e telefonin prezumohej që do të ishte doktori e ti thyente brinjët korrupsionit.

Përkundrazi mua më vjen shumë mirë që ju përmendni ato që janë provat e një ndryshimi rrënjësor që po e sjellim ne jo ju. Nëse sot ka ish-ministra apo deputetë apo kryetarë bashkie, të lidhur me partinë në pushtet që janë në duart e drejtësisë, kjo nuk është diçka që ka ardhur nga qielli por zhvillim nga reforma në drejtësi.

Unë besoj që kjo është një arsye më shumë se përse shqiptarët na besojnë neve e jo juve. Këtu nuk jemi për të mishëruar përgjegjësitë kolektive. Duke qenë se ju i referoheni në mënyrë të vazhdueshme, do ju sugjeroja të mos e harronit flamurin tuaj, atë udhëheqësin e partisë, e keni të arkivuar me një vulë sipër “non-grata’ për një korrupsion madhor,” u shpreh Rama.