Rama: Hipoteka e Vlorës, turpi i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një turp të madh Hipotekën e Vlorës, gjatë vizitës në qytetin bregdetar.

Hipoteka e Vlorës përveçse nuk ka gjetur qetësi me drejtorët, së fundmi drejtori Erdet Mandi dhe disa zyrtarë janë paditur në SPAK nga Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë për një obejkt në cënim të truallit të Komunitetit Mysliman.

“Fushata ka mbaruar ne e kemia rritur rezultatin. Sot kemi ardhur për një arsye tjetër. Sot jam këtu për tju falenderuar me gjithë zemër të gjithëve ju që jni këtu dhe që zemra e fitores tonë në Vlorë. Dua të falenderoj të gjithë ata që janë angzahuar, gratë dhe vajzat e Vlorës.

Dhe socialstët e thjeshtë që na kanë dhënë gjithë këtë besim, nuk e kanë dhënë votën nga kënaqësia e madhe, por nga besimi që kanë dhe pritshmëritë që kanë nga ne. Kjo do të thotë se në cdo bashki ka mësime të mëdha për t’u nxjerrë.

Ne nuk e kemi marrë votën për Hipotekën e Vlorës që është një turp i madh i PS së Vlorë dhe PS së Shqipërisë. Këta shëmbuj që na kanë turpëruar në vlejnë për të bërë çmos që ato gjëra që janë bërë keq të mos vazhdojnë të bëhen keq.

Ka një gjë që e gjithë bashkia duhet ta keni të fiksuar në kokë. Pika e parë e programit qeverisës së PS që kanë dalë nga vota e 14 majit duhet të jetë njerëzillëku. Gjëja më e rëndësishme është ta reflektojmë në sjelljen tonë faktin se nevojat dhe dëshirat e njerëzve janë shumë më të mëdha se mundësitë. Ka një gjë të vetme, që një përfaqësues i popullit mund jua plotësojë njerëzve. Hallin  që nuk ma zgjidh, të paktën ma qaj. Nuk mund t;jua mbyllësh derën, por jua shpjegon. Për të tjerat do kemi kohë të flasim. Koha të fillojmë nga puna dhe Ermali të marri në krah të gjithë ata që duhen marrë dhe ta bëjë Vlorën qytetin më të pastër të Shqipërisë.

Vlora duhet të largohet njërehërë e mirë nga plehrat që janë një turp i madh që nuk justifikohen me asgjë. Një pëllëmbë vend është për të mos u mbajtur pastër”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 27.05.2023 13:51