Rama: Ftesa për Bashën nuk është kurth, unë e di se PS do fitojë!

I ftuar në 5-pyetjet Rama foli për ftesën që i bëri Lulzim Bashës për bashkëpunim. I pyetur nëse është kurth ftesa e tij për bashkëpunim pas 25 prillit me Lulzim Bashën ai tha:

“S’ka lidhje fare. Unë nuk merrem me kurthe. Unë di qPS-ja do të fitojë zgjedhjet dhe unë di që dua dhe do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, jo thjesht në sensin e të qenit shefi i qeverisë që punon për të gjithë se për të gjithë punojnë të gjitha qeveritë, por në sensin e të qenit kryeministri tek i cili të gjithë shqiptarët, pavarësisht se më kanë votuar apo jo, të shohin njeriun e bashkimit, jo të ndarjes, të shohin njeriun e solidaritetit me të gjithë dhe jo të përçarjes, të shohin njeriun që është pikë referimi për të gjithë. Këtë dua dhe do të bëj unë”, u përgjigj Rama.


Shtuar 19.04.2021 21:35