Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në Banjot Termale të Bënjës, duke publikuar edhe pamje nga kjo zonë. Në postimin e tij në Facebook, ai ka ironizuar atë që e konsideron si “dezinformim digjital” mbi gjendjen e Bënjës.
Sipas Ramës, pretendimet që flasin për shkatërrim apo betonizim të Bënjës janë ushqyer nga manipulime të shpërndara në rrjetet sociale.
Të lidhura
None found
Ai nënvizon se bëhet fjalë për një zonë ku, sipas tij, nuk ekzistojnë as probleme pronësie dhe as ndërhyrje që cenojnë natyrën, por vetëm një projekt publik rigjenerimi, i orientuar drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së aksesit për turistët.
“Prej 24 orësh është lëshuar një tjetër “raketë” digjitale, që algoritmi e ka shpërthyer në qindra mijëra lajke e mallkime, për shkatërrimin, betonizimin dhe tharjen e Banjove Termale të Bënjës
Me të njëjtën metodë dhe me “ndihmën” e të njëjtave duar të huaja, që i dhanë algoritmit “dopingun” për një turravrap të paparë në përhapjen e alarmit për flamingot, organizatorët e kësaj trazire që synon të rrëzojë qeverinë e të kthejë mbrapa Shqipërinë, duke manipuluar njerëzit që kanë shqetësime të sinqerta, kërkojnë ta kthejnë Bënjën në një casus belli të ri
Kush do të vërtetën e ka në këtë video, SOT, nga Banjot e Bënjës, ku s’ka flamingo, s’ka shitblerje, s’ka pronarë e as konflikte pronësie, po ka thjesht një projekt publik rigjenerimi e Rilindjeje Urbane, në funksion të mijëra e mijëra vizitorëve e turistëve që shkojnë aty çdo vit”, shkruan Rama.
