Rama emëron Vasilika Hysin anëtare të bordit, ja kush janë anëtarët e tjerë (EMRAT)

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, si më poshtë vijon:

– Z. Bashkim Muça;

– Znj. Iris Luarasi;

– Z. Leart Kola;

– Z. Ylljet Aliçka;

– Znj. Vasilika Hysi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Shtuar 26.05.2022 20:31