Rama e quan “gjumash”, Basha hedh video në mesnatë mes Dibrës dhe ka një mesazh për të (VIDEO)

Kryedemokrati Basha mbrëmjen e kaluar në mesnatë është gjendur në qarkun e Dibrës ku është lajmëruar që sot do të mbajë disa takime zyrtare në këtë qark.

I rrethuar nga të rinjtë, Basha ka ndarë një video me britma e brohorima në mesnatën e djeshme si një mesazh për kryeministrin Rama që thotë se “Luli fle gjumë”.

Sic mund t’a shihni në video, të rinjtë jo vetëm që nuk respektojnë distancën fizike por nuk kanë as maska, në kundërshtim me masat anti covid në vend. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.04.2021 08:30