Rama e quajti “të vdekur”, socialistët braktisin Dritan Lelin në Vlorë

5 maji në Vlorë nuk ka shkuar siç pritej.

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka shkuar në varrezat e Dëshmorëve në Vlorë, por është lënë vetëm.

Në varrezat e dëshmorëve nuk kanë qenë prezent deputetët, ndryshe nga vitet e kaluara dhe as drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri dhe asnjë figurë tjetër politike.

Sot me të ishte deputeti Vullnet Sinaj, i vetmi socialist që qëndroi krah kryebashkiakut.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i qeverisë Rama ishte vetë në Vlorë ku po inspektonte punimet e Lungomare 2, kësaj here pa praninë e të zgjedhurit të tij për qytetin. Teksa fliste me inxhinierët, numri një i maxhorancës, e cilësoi si “të vdekur” Lelin.

 

 


Shtuar 5.05.2021 14:53