Disa minuta më parë, Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga tuneli në “Rrugën e Arbrit” së bashku me një të ri i cili mbante maskën e PD.
I riu i identifikuar si Mirsal Hajdarmataj u paraqit si një militant i flaktë i Partisë Demokratike.
Nga Kryeministri Rama ai u ‘shit’ në publik si një përkrahës i Partisë Demokratike, por sistemi i patronazhimit të Partisë Socialiste tregon të kundërtën.
Mirsal Hajdarmataj sipas databazës së ‘famshme’ të Partisë Socialiste, identifikohet si votues “I sigurt i PS-së”.
Po në listën e selisë rozë, i riu është listuar me preferencë Partinë Socialiste, dhe se ka votuar për këtë forcë politike.
Këto të dhëna janë shënuar në sistemin e njohur tashmë të Partisë Socialiste nga patronazhisti, Mark Hajdarkolaj.
Mesazhi në video
Më herët në videomesazhin e publikuar nga Kryeministri thuhet se: “Rruga e Arbërit, Tuneli NUMËR 3! Ne do të fitojmë dhe do ta nxjerrim edhe PD nga tuneli”.
Ndërkohë që Hajdarmataj, i riu i videos thekson gjatë xhirimit të videoselfieve se: “Erdha në tunelin e Rrugës së Arbrit dhe gjeta zotin kryeministër! Do fitojmë ne apo ju?”.
Ndërkohë që Rama shton ”Do fitojë populli shqiptar, pastaj do ju nxjerrim dhe juve nga tuneli! Hajde mirupafshim”.