Rama e pranon hapur: S’ka më turp të flasësh sot për ujë të pijshëm!

Kryeministri Rama gjatë një vizitë në qytetin e Lezhës pranoi faktin se është turp që akoma në vend premtohet në zgjedhje për ujë të pijshëm.

Gjithashtu kryeministri shtoi se nuk është faji i tij dhe i qeverisë Rama.

Rama: S’ka më turp se të flasësh për ujë në 2021 në mes të Europës. Po nuk është faji ynë. Ne e kemi futur në sistem, po ndërtohen kudo ujësjellësa. Nuk do të jetë më uji i pijëshëm subjekt diskutimi për shqiptarët.

 

 


Shtuar 30.03.2021 18:26