Rama e Meta në Vlorë, Basha me demokratët tek Dëshmorët e Kombit: Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar homazhe në Varrezat Dëshmorët e Kombit për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë nga ku ka uruar edhe shqiptarët.

“Sot kremtojmë ditën më të bukur të Kombit tonë që mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi, e në nderimin e bijve dhe bijave të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka në emër të Kombit dhe nën flamurin kuqezi.

Të lidhura

None found

Ne përulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit tonë, luftëtarët e Pavarësisë dhe të rënët për çlirimin nga pushtuesit, tek bijtë dhe bijat e Kosovës e mbarë kombit që luftuan për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në trojet e tyre stërgjyshërore.

Sakrifica e tyre sublime, na frymëzon për plotësimin e aspiratës europiane të shqiptarëve për bashkim, liri dhe demokraci. Gëzuar 28 Nëntorin!

Zoti e bekoftë Flamurin tonë kombëtar, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!” shprehet Basha. /albeu.com/


Shtuar 28.11.2021 11:57