Hedhja e salcës mbi ish-ministren e Arsimit Lindita Nikolla ishte padyshim një ndër incidentet më të pazakonta dhe më të bujshme të ndodhura në Shqipëri, në atë kohë e deri më sot.
Ndërkohë që kryeministri Rama “shpërbleu” Lindita Nikollën duke e bërë atë kryetare të Kuvendit të Shqipërisë në vend të Gramoz Ruçit, për 4 vitet e ardhshme, është rikthyer edhe Mirela Ruko.
Ruko është vajza e cila në vitin 2016, si pjesë e Lëvizjes për Univeristetin, i hodhin salcën ish-ministres Nikolla.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan: “Kur merr vesh që “ajo” është bërë Kryetare e Kuvendit”
Incidenti ndodhi gjatë Samitit të Studentëve të FRESSh në vitin 2016, ku Nikolla qëndronte e ulur në reshtin e parë. /albeu.com/