Rama do të legalizojë kanabisin, vjen reagimi i ashpër i Berishës: Po legalizon rrënimin

Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat lidhur me nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit.

Berisha është shprehur se Rama po legalizon me këtë nismë rrënimin e ekonomisë.

Komentet Berisha i ka bërë gjatë një mbledhjeje në selinë e PD-së.

“Është vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, dhe drogimin e të rinjve. Rrënimin e shëndetit fizik dhe mendor si dhe të identitetit të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

“Vaj i kësaj bime apo nënprodukte të tjera përdoren. Për lehtësimin e disa rrethanave, si ankthi dhimbjet apo rrethana të tjera. Por studimet kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit. Shumëfishon psikozat më të rënda”, është shprehur Berisha./albeu.com/


Shtuar 8.04.2022 13:36