Rama dhe Mitsotakis bien dakord, gati të përshpejtojnë negociatat për çështjen detare

Kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Mitsotakis kanë rënë dakord të përshpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim dërgimin e dosjes për caktimin e kufijve të Zonave Detare të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Çështja u diskutua midis dy liderëve përpara fillimit të Samitit të NATO-s në Bruksel.

Sipas medias helene “Kathemerini” Mitsotakis përsëriti mbështetjen e palëkundur të Greqisë për kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Burime qeveritare thanë për median greke se Rama falënderoi kryeministrin për dhënien falas të 20,000 vaksinave që u dorëzuan të hënën në Shqipëri.

“Mitsotakis vuri gjithashtu në dukje interesin e palëkundur të Greqisë për pakicën kombëtare greke në Shqipërinë e Jugut, si dhe përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka kërkuar nga Shqipëria për përparimin në bisedimet e saj të pranimit”, tha zyra për mediat e kreut të qeverisë greke.

Shtuar 14.06.2021 18:58