“Rama dhe Agaçi refuzuan intervistat” Drejtuesi i RAI-t: Dokumentet tona janë gjyqësore

Sigfrido Ranucci, drejtori i programit Report në RAI 3 njëkohsisht edhe drejtues i rrjetit publik italian RAI, foli për telefonatën e Ramës me drejtorin Paolo Corsini.

Në një intervistë në SYRI TV, Ranucci është shprehur se dokumentet që kanë publikuar ata janë dokumente gjyqësore.

‘Unë sinqerisht e prisja më shumë një reagim në Itali se ne jemi televizion publik që bëjmë investigime të rëndësishme. Merremi me administratën publike. Italia po jep 1 miliard euro para publike për këtë program për emigrantët. Sigurisht me Shqipërinë duhet të bënim llogaritë edhe me korrupsionin. Ne kemi vepruar mbi bazën e dokumenteve gjyqësore, pra shumë të rëndësishme. Na vjen keq që kryeministri Edi Rama dhe këshilltari i tij juridik, Engjëll Agaçi, nuk e pranuan intervistën. Nuk e kuptoj pse nuk pranuan një intervistë me televizionin publik italian,’ tha ai.


Shtuar 24.04.2024 20:05

Tags: ,