Rama denoncon gjyqtaren: Ka bllokuar projektin, SPAK ta thërrasë sot

Kryeministri Edi Rama ka denoncuar një gjyqtare që sipas tij po mban peng investimin në zonën e ish-gardës për ndërtimin e qendrës kombëtare të fëmijëve.

Kreu i qeverisë tha se pasi është bërë projekti dhe janë marrë të dhënat e pronës, gjyqtarja ka bërë sigurim padie për një subjekt privat që në të shkuarën i ka humbur të gjitha gjyqet.

Ai theksoi se të gjitha këto veprime janë kryer nga gjykatësja vetëm një javë para se ajo të largohet nga detyra dhe kërkoi nga SPAK ta thërrasë atë sot.

“Sot pasi kemi hyrë në një proces të ri kombëtar për pastrimin që po vazhdon përditë. Duam të krijojmë një sistem i cili pastaj funksionon vetë. Dëgjojmë shumë që thonë se duhet të tregohemi më të ashpër. Për këto masa ne kemi nevojë të flasim më shumë se në emër të shumicës. Duam të dimë çfarë mendon se gjithë shtëpia.

Është një kuvendim që nuk është detyrues për askënd. Nuk është imponues për asgjë. Është një odë e madhe shqiptare që duam ta kthejmë në institucion të marrëdhënieve mes nesh dhe shqiptarëve. Kemi një temë tjetër ku kemi hasur problematikë. Problematika është se nga njëra anë ne mendojmë se gjyqtarët dhe prokurorët që nuk e kaluar vettingun por marrin vendime të paligjshme duhet të pezullohen në vend nga sistemi i drejtësisë. Kemi pasur disa raste flagrante në kohë.

Që nga rastet e dënimit të mostrave që kanë tronditur shoqërinë. Angazhohet qeveria e Shqipërisë për të ndërtuar qendrën kombëtare të fëmijëve. Përcaktojmë vendin. Te ish garda. Marrim të dhënat e pronës. Prona është e shtetit. Bëjmë projektin. Në momentin kur ne jemi gati të fillojmë punën na del që një gjykatës ka bërë sigurim padie mbi këtë pronë për një subjekt privat që në të shkuarën i ka humbur të gjitha gjyqet.

Kjo gjykatëse jep këtë vendim një javë para se të largohet nga detyra. Ajo duhet të thirret nga SPAK sot dhe jo nesër. Këta njerëz duhet të shkojnë në gjyq sepse kanë grabitur njerëzit. A duhet që ne ta shtyjmë përpara nismë që këta të pezullohen automatikisht. Fillojnë hetimet dhe kjo fillon pafund. Nëse shtëpia e përbashkët thotë që duhet të shkojmë përpara, ne nuk jemi thjesht një shumicë relative, por jemi shqiptarët”, tha Rama.a/lbeu.com


Shtuar 24.12.2021 13:24