Rama del nga vetja e thërret me zë të lartë mes studios: Aleksandër ku je? (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është vënë në vështirësi nga të ftuarit në Opinion pas akuzave për shit blerje  votash.

Nga ana tjetër, kryeministri ngul këmbë së vetë Klan Tv ka organizuar një sondazh i cili e ka nxjerrë Ramën fitues në zgjedhjet që u mbajtën pak ditë më parë.

Gjatë bisedës, Rama ka ngritur zërin duke thirrur publikisht në mes të studios pronarin e TV Klan për t’u përballur me rezultatet.

Debati:

Edi Rama: Nëse votat e pavlefshme nuk do të ishte gabuar kaq shumë, ne do të kishim sot 77 mandate. Unë jam këtu si rezultat i zërit të sovranit ti më pyet a kam vjedhur vota

Blendi Fevziu: Po të pyes ore sepse ka prentendime

Edi Rama: Po jo pra, nxirr sondazhin e ka thënë vetë pronari jot në studio që keni bërë sondazhe që ka nxjerrë këtë rezultat. Aleksandër ku je? Ku je Aleksandër nxirr sondazhin? Ku je?

Blendi Fevziu: S’ka nevojë ta kthesh në spektakël këtë

Edi Rama: Ku je Aleksandër ku je? Nxirr sondazhin. Vetë e tha, ose të dalë të thitë kam gënjyer. /albeu.com/