Zëvendësministra e Mjedisit dhe e Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra.
Çuçi do të largohet nga detyra gjatë kësaj jave, ndërsa propozimi erdhi nga kryeministri Rama dhe më pas Këshilli i Ministrave vendosi lirimin e saj.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim./albeu.com