Rama bëhet nostalgjik: Publikon foton nga fitorja e zgjedhjeve të vitit 2013 (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm është kthyer pas në kohë, pikërisht 8 vite më parë në zgjedhjet e 2013 të cilat i siguruan fitoren ndaj demokratëve.
Rama ka publikuar në profilin e tij në Instagram, një foto nga dita kur shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur PS në krye të vendit.

“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë”, shkruan Kryeministri bashkangjitur fotos krahë simpatizantëve socialistë.
Në vitin 2013, Partia Socialiste në koalicion me LSI fitoi zgjedhjet e vitit 2013 përballë PD-së të drejtuar asokohe nga ish-kryeministri Sali Berisha.


Shtuar 23.06.2021 10:00