Rama batuta në Komision: Papa do bënte kryqin mbrapsht po t’ju dëgjonte ju, mos m’i përmendi 430 milionë euroshin se më ngec uji në fyt

Ndërsa kanë kaluar më shumë se 9 orë duke dëshmuar, kryeministri Edi Rama, ka pasur debate por edhe batuata së fundmi me deputetin demokrat Luçiano Boçin.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Nëse e bën ndarjen në burim, hapim riciklimin dhe mbetjet i çojmë në burim ku një pjesë digjen dhe një pjesë prodho energji.

(Ndërhyn Boçi)

Rama: Ore ju sikur hani shirit magnetofoni çdo mëngjes. Çfarë hani në mëngjes, nuk i keni ndarë akoma zajretë?

Tabaku: Të ndalemi te afera e Inceneratorëve

Rama: Po çfarë afere thoni? (Ben kryqin)

Boçi: Kryqin bëje mirë sipas përkaqësisë fetare

Rama: Si e kam përkatësinë? Duke iu dëgjuar juve edhe Para e bën kryqin keq.

Tabaku: Zoti Boçi kishte një yetje shumë konkrete

Boçi: Për ju s’ka rëndësi merreni me dhëmbët e lopëve e jo ligjin

Rama: Po pse të ngeli mendja te lopët

Boçi: Po i përmende ti

Rama: I ke përmendur vetë, por s’mban mend

Bushati: Je duke u sjellë si veteriner

Tabaku i përmend 430 milionë euro

Rama: Vazhdon prapë ajo

Boçi: Po aq është

Tabaku:  I kërkoj teknikës të mbyllë mikrofonin e kryeministrit Rama

Boçi: Dëgjoje, dëgjoje…

Rama: Më ngec në fyt uji ndaj

Boçi: Janë para të pista ndaj. Ke të drejtë

Rama: Po më ngec nga e qeshura pra.

Boçi: Ti do me qesh në mënyrë falso?