Gjatë konferencës me kryeministrin holandez Mark Rutte, Rama ka shkëmbyer dhe batuta. Rama tha se shqiptarët janë tifozë të kombëtares së Holandës prandaj dhe sot e gjeti Tiranën të mbushur me flamuj të shtetit të tyre. Më tej, me shaka tha se, mesa duket më në fund Holanda e fitoi Kupën e Botës, në Tiranë.
“Ky është një vend që ka shumë ndjekës dhe tifozë të kombëtares holandeze dhe për ta është një ditë shumë e veçantë se flamujt holandezë janë në të gjithë rrugët e Tiranës. Duket që më në fund e fituat Kupën e Botës, këtu në Tiranë të paktën”, tha Rama, ndëra Rutte filloi të qeshte./albeu.com