Rama batuta me Mogherinin: Nuk e kuptoj pse nuk e ka bërë ende aplikimin për pasaportë shqiptare

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa, nuk i kurseu batutat me Federica Mogherinin.

Gjatë deklaratës për mediat, Rama iu drejtua një moment Mogherinit, duke i thënë se nuk e kupton pse nuk po aplikon për pasaportë shqiptare.

Rama e konsideroi Federica Mogherinin si një shqiptare nga Italia, ku me batuta u shpreh se po pret që të marrë pasaportën evropiane të Shqipërisë.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që këtu edhe një mike të shtrenjtë të Shqipërisë.

Në fakt, definicioni ekzakt nuk është mike por ish-mike sepse tanimë është “Skipëtare” nga Italia, Frederica Mogherini, që nuk e kuptoj akoma pse nuk e ka bërë aplikimin për pasaportën shqiptare.

Vetëm një justifikim ka, që pret të marrë pasaportën europiane të Shqipërisë, se nuk do këtë pasaportën me lëvizje të lirë por pa të drejtë qëndrimi në BE,” tha Rama.


Shtuar 15.05.2025 17:30