Rama: Basha-Berisha kufoma politike, mbetje të pariciklueshme (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama duke folur për sulmin e djeshëm në selinë blu, tha se Berisha dhe Basha janë kufoma politike të paricikueshëm dhe të dy të gatshëm në ”luftën” e tyre për pushtet të sakrifikojnë njerëz.

“Ajo që përbënë në fakt të vërteten e thjeshtë është që të dy personazhet janë e njëjta mbetja e asaj partie të ndarë përgjysmë, mbetje të pariciklueshme në funksion të së ardhmes.  Dua të flasë me demokratët, si dikush që e ka ndjekur historinë e tyre prej disa vitesh në pozicione të ndryshme, këta të dy janë NJE të ndarë në dy pasqyra. PD është historia e dy sëbashkua. I dyti është futur në skenë nga i pari i si hija e tij. Ky është një moment delikat jo vetëm për PD. Ajo dje ishte një shfaqje mesjetare. Me nj  ushtri brenda të karikuar me një sistem të fortifikuar dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiç, me shkallë, mund të kishte degjeneruar në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët dhe shoqërinë tonë. Si njeri dhe si tjetri, janë dy kufoma politike, që kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisë të gatshëm për rolin e marrësit dhe mbrojtësit të kështjellës së PD.  Ishin të dy të gatshëm të sakrifikonin njerëz.”, tha ai. /albeu.com/


Shtuar 9.01.2022 12:18