Rama: Ballkani i Hapur sjell paqen përfundimtare në rajon, jo britmat në Facebook

Kryeministri Edi Rama, nga konferenca në Bruksel, u ndal te Ballkani i Hapur, për të cilën tha se është nismë e vërtetë e bashkëpunimit rajonal. Rama tha se nuk duam gjakderdhje në rajon, ndërsa shtoi se Ballkani i Hapur sjell paqen e vërtetë në rajon.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/739730674002108

“Përdorët fjalën a do të bëhet një bashkëpunim vërtet rajonal. Dua tju them se Ballkani I Hapur është mekanizmi I parë vërtet rajonal I bashkëpunimit, sepse po sjell rezultate për njerëzit, për tregtarët e fermerët. Ballkani nuk është i Jezu Krishtit, është i Shën Thomait. Ne nuk besojmë po s’e vumë dorën në plagë. E kemi përsëritur, është tryezë e hapur për 6 vendet. Imagjinojeni sikur ne të luftonim, çvend do të kishte qenë Ballkani. Ky është një projekt, siç e ka thënë Ali Ahmeti, ne nuk duam një gjakderdhje tjetër, duam që të mbajmë sa më larg të jetë e mundur çdo fantazmë që mund të vijë në rajon nga e shkuara apo e ardhmja. Nuk duhet të jetë problemi i qeverisë së Kosovës për të ardhur, duhet të kishte qenë problemi I Serbisë për të pranuar. Ky bashkëpunim do të sjellë paqe, e cila vjen përmes Ballkanit të Hapur, jo përmes britmave në Facebook”, tha Rama./albeu.com