Rama: Asnjë vend në rajon s’ka biznes të vogël me taksë zero

Pas konferencës me përfaqësuesin e lartë të BE-së, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim m përfaqësuesit e biznesit të vogël në kuadër të Paketës së Rezistencës Sociale, ku po diskuton rritjen e çmimeve në vend.

Rama si fillim u ndal te energjia, ku tha se në tregun ndërkombëtar është njësoj për të gjithë.

“I kam kërkuar OSSHE që për çdo faturë të sjellë pjesën e pagesës së buxhetit të shteti për çdo familje dhe biznes të vogël. Është fakt që energjinë  e marrim nga burimet tona ujore dhe kur ato janë në mangësi, dhe kur nuk ka ne duhet të dalim në import. Në Import jemi të detyruar ta blejmë energjinë si gjithë të tjerët. Çmimet janë të larta dhe rrogat e ulëta në krahasim me vendet e tjera. Kur t’i blen energjinë në tregun ndërkombëtar nuk pyet sa i kanë pagat klientët e tu. Në 91 buka ka kthyer brenda një natë. Shqipëria ka nevojë për konsum energjie…Sot nevoja për konsum është gjigante, sa janë pallate në tiranë që kanë lokale. Shqipëria nuk e depoziton dot energjinë sepse na mungon Skavica.

Lidhur me naftën, Rama u shpreh se ka vende ku nafta është 2.3, 2.4 apo 2.8 euro.

“Edhe për naftën duhet të them se kemi naftë të rëndë që eksportohet për bitum. Nëse me naftën tonë do ta rafinonim për të bërë benzinë kosto do ishte më e lartë se ajo e naftës që vjen nga importi. S’ka interes të ndërtosh rafineri nëse nuk ke kontrata për naftë importi dhe pastaj ta shesësh. Është e vërtetë që në strukturën e çmimit të naftës kemi një barrë më të lartë se vendet e tjera në rajon, sepse vendet e tjera taksën e qarkullimit nuk e kanë në strukturën e çmimit, ne e kemi aty. Askund nuk ka biznes të vogël me taksë zero”, tha Rama./albeu.com