Rama: 3.5 miliardë lekë bonusi i pensionistëve për çdo vit nga 2022-2024

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se 3.5 miliardë lekë është bonusi i pensionistëve për çdo vit duke filluar nga 2022 deri në 2024.

Nga ky bonus, sipas Ramës, do të përfitojnë 683 mijë pensionistë.

“3.5 miliardë lekë bonusi i pensionistëve, për çdo vit përgjatë 2022-2024 nga ku përfitojnë 683 mijë pensionistë”, shkruan kryeministri.

 

Të gjithë ata që përfitojnë pension pleqërie, pension familjar, pension invaliditeti, trajtime të veçanta, minatorë që kanë dalë në pension, naftëtarë, metalurgë, ish-ushtarakët etj., të gjithë këto kategori do të trajtohen me 5 mijë lekë të reja për festat e fundvitit./albeu.com

 


Shtuar 2.12.2021 18:58