Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, i cili ditën e sotme ndodhej në SPAK ka folur për mediet pasi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai u shpreh “i lumtur” që ka ardhur dita kur të gjithë të thirren para drejtësisë, ndërsa shtoi se do të shkonte në SPAK sa herë të thërritej.
“Ditë e bukur sot. Të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vetë sepse po jep shpresë të shqiptarët. Fati që erdhi sot kjo ditë, që çdo person të japë llogari. Më lini të bëj detyrën time, në respekt të qytetarëve. Sa herë të duan do të vij”, tha ai.
SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë të cilët akuzohen për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike./Albeu.com