Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Rusia mban “përgjegjësinë përfundimtare” për raketat që ranë në Poloni duke vrarë dy persona. Ai shton se po kryehen hetimeve të thelluara për të zbardhur të vërtetën. Blinken tha se Rusia ka intensifikuar sulmet në Ukrainë duke lëshuar raketa në Kiev dhe duke shkatërruar infrastrukturën rrugore dhe energjetike.
“Sido që të jetë përfundimi i hetimit, ne tashmë e dimë palën që mban përgjegjësinë përfundimtare për këtë ngjarje tragjike, pra Rusinë. Ajo që ne shohim çdo ditë sot është Rusia hedh raketa në Ukrainë, duke kërkuar të shkatërrojë infrastrukturën e saj,” tha kreu i diplomacisë amerikane.,” tha Sekretari i Shtetit i SHBA nga Bangkok, përpara një samiti të udhëheqësve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.
Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e 15 nëntorit një fermë në Przeëodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s.