Rajonet e kontrolluara nga rebelët i kërkojnë Putinit t’i njohë ato si të pavarura

Dy liderë separatistënga Ukraina i kanë bërë thirrje Vladimir Putinit që të njohë “republikat e tyre popullore” si shtete të pavarura.

Denis Pushilin, kreu i Republikës Popullore të Donetskut dhe Leonid Pasechnik, udhëheqës i Republikës Popullore të Luhanskut, raportohet të jenë në Moskë.

Apelet e tyre janë shfaqur nga TV shtetëror rus, shkruan BBC.

Putin i tha këshillit të tij të sigurisë se ishte e nevojshme të shqyrtoheshin ankesat.

“Objektivi ynë, objektivi i takimit tonë sot është të dëgjojmë kolegët dhe të vendosim për hapat tanë të ardhshëm në këtë fushë”, tha Putin.

Nëse ai bie dakord, kjo mund të çojë në dërgimin e hapur të forcave ushtarake nga Moska në të dy rajonet, duke përdorur pretendimin se po ndërhyn si aleat për t’i mbrojtur nga Ukraina./albeu.com


Shtuar 21.02.2022 15:51