Ra nga lartësia, i mituri niset me helikopter drejt Tiranës

Një 17-vjeçar në Sarandë ka rënë nga lartësia duke marrë fraktura të shumta në kokë dhe në trup.

Si pasojë e plagëve të rënda, 17-vjeçari është nisur me urgjencë me ndihmën e helikopterit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se dy ditë më parë një ngjarje e ngjashme ndodhi pikërisht në Sarandë, ku dy punëtorë ranë nga lartësia e një objekti.

I mituri ka rënë nga mbi 2 metra lartësi. /albeu.com/


Shtuar 3.06.2021 16:40