Ra në strehën e tyre, 40 krokodilë sulmojnë deri në vdekje fermerin në Kamboxhia

Një fermer krokodili në Kamboxhia veriore është bërë copë-copë nga rreth 40 zvarranikë pasi ra në strehën e tyre, thotë policia lokale.

Luan Nam, 72 vjeç, u përpoq të nxirrte nga kafazi njënga krokodilët, por ky i fundit i kapi shkopin me gojë, duke e tërhequr brenda.

“Krokodilët e tjerë u vërsulën, duke e sulmuar derisa ai vdiq”, tha shefi i policisë Mey Savry për agjencinë e lajmeve AFP.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit të Siem Reap të premten.

Trupi i Nam ishte i mbuluar me shenja kafshimi dhe një nga krahët e tij mungonte, tha Savry./albeu.com


Shtuar 27.05.2023 08:27