Ra në humnerë, gjendet me shenja jete 12-vjeçarja në Përmet

Një vajzë 12-vjeçare e cila ra në një humnerë në Përmet, është gjetur me shenja jete nga policia dhe forcat speciale. E mitura po dërgohet në spital.

Zona ku ajo është rrëzuar në humnerë është një vend pelegrinazhi për besimtarat ortodoksë dhe ka qenë me rastin e ditës së Shën Elenës, së bashku me familjen e saj.

Njoftimi i policisë: 

Përmet/Informacion paraprak.

Njoftohemi se rreth orës 11:20, në vendin e quajtur “Shënelenë”, në fshatin Lipe, Përmet, është rrëzuar nga një lartësi shtetasja A. Q., 14 vjeçe, banuese në Përmet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrëfikëse, në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A. Q., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mer ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 


Shtuar 21.05.2021 12:10