Qytetarja-Bashës: Më kanë vënë 120 milionë lekë gjobë, më kanë bërë me zemër e tension

Kryedemokrati  Lulzim Basha bashkë me  Ivi Kason këtë pasdite po takojnë qytetarë dhe biznese në Njësinë nr.3 në Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Sikurse edhe në takimet e mëparshme, edhe këtë të martë kryedemokrati është pritur nga një numër i madh qytetarësh, me ovacionet dhe thirrjet “Rama ik”.

Basha ka zhvilluar takime edhe me disa biznese të vogla, ku u njoh nga afër me shqetësimet e tyre.

Pjesë nga diskutimet:

Qytetarja: Inshalla me këmbë të mbarë, se na i shtoi 350 lekë, na i shtoi.
Basha: Tallje, se dhe unë të dy prindërit pensionistë i kam. Më 25 do t’i japim fund kësaj talljeje dhe do iu japim dinjitetit, që meritoni, për sakrificat me të cilat na keni rritur.
Qytetarja: Kam tre orë që mezi pres të vish. Më kanë vënë 120 milionë lekë gjobë, më kanë bërë me zemër e tension. E dëgjova atë që kishe thënë dhe të përgëzoj.
Basha: Do bëhet amnisti për gjithë këto padrejtësi për familjet dhe biznesin e vogël. Më 25 prill votoni për ndryshimin.
Qytetari: Ta heqim këtë maskara. Ta heqim.


Shtuar 6.04.2021 16:00