Qytetari thërret nga ballkoni “Rama ik”, kryeministri: Kujdes mos biesh, se nuk ia vlen për Lulin

Teksa kryeministri Edi Rama po mbante fjalimin e tij në njësinë nr.2 në Tiranë, një qytetar ka dalë në ballkon dhe ka thërritur “Rama ik”, një thirrje kjo që përdoret nga mbështetësit e opozitës.

Ndërkohë, kryeministri i është kthyer me batuta duk thënë se nuk ja vlen të rrëzohesh për Lulzim Bashën.

“Oou ouu ore unë nuk iki, kujdes mos biesh ti. Se nuk ia vlen që të biesh për Lulin. Kujdes se patronazhistët të shikojnë. Hajde futu brenda tani, bravo bëni detyrën”, ja ktheu kreu i qeverisë.


Shtuar 21.04.2021 14:19