Qytetarët në Elbasan kanë dhënë alarmin pasi kanë konstatuar një granatë dore buzë rrugës.
Menjëherë është njoftuar policia e cila ka mbërritur në vendngjarej në lagjen ‘Brigada 17 Sulmuese’ ku kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe kanë njoftuar menjëherë forcat xheniere.
Policia ndodhet në vendngjarje së bashku me grupin hetimor të cilët po hetojnë rrethanat e gjetjes së granatës dhe se për çfarë arsye gjendej në atë zonë.