“Qytetarët në urbanë kundërmojnë erë djerse”, sociologu: S’kanë higjienë personale

Problematikat e transportit urban në Shqipëri dhe kryesisht në kryeqytet janë të shumta. Sociologu Gëzim Tushi ka sjellë një vëmendje edhe një problem tjetër, i cili del në pah sidomos në muajt e verës.

Ai tha për Euronews se është e domosdoshme që qytetarët të përmirësojnë higjienën personale.

Ai ka shtuar se sado përmirësime të ketë në shërbimin urban, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për higjienën e tyre, pasi në urban është e pamundur të qëndrosh nga aromat e këqija.

“Është nevoja e përmirësimit të atyre që hipin në autobusë. Absolutisht, ai është shërbim publik dhe ti je i detyruar të jesh higjenikisht ashtu siç duhet.

Unë mendoj se në urban hipin qytetarë dhe jo njerëz që janë pranë botës së kafshëve. Higjiena trupore e njeriut, ata vijnë aty dhe kundërmojnë era djersë dhe tërbojnë dynjanë dhe është e pamundur. Kjo ja ul vlerën shërbimit urban”, tha Tushi./Albeu.com/


Shtuar 21.03.2023 10:23