Sherr mes disa personave në një pikë servisi makinash, plagoset njëri prej tyre (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një pikë servisi makinash në lagjen 10 të qytetit të Korçës.

Burime bënë me dije se katër persona janë përfshirë në një konflikt brenda servisit, për motive ende të paqarta.

Të lidhura

None found

Si pasojë e sherrit, njëri prej tyre, Renaldo Xhixho, është plagosur me gërshërë dhe është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa edhe të tjerët kanë marrë dëmtime.

Ende nuk është bërë e njohur gjendja e tyre, ndërsa forcat e policisë janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 28.03.2026 11:03