Qytetarët kanë protestuar te ministria e Brendshme për vdekjen e të riut Lear Kurti në komisariatin e policisë. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
“Janë politikat e shtetit shqiptar që po vrasin të rinjtë tanë,. Jemi këtu të kërkojmë llogari, vëllai i dikujt u vra padrejtësisht. Policisë i ngelen djemtë e Shqipërisë në dorë. I ngelën djemtë e një nënë në dore. Vranë Ardit Gjoklen, u vra i riu në Kavajë. Vranë Jonadën me një skaf që i kalonte 50 mijë euro. Përbaltën viktimën. Pyetje për Çuçin e policët? Më tregoni Kodin e Transparencës që zbardhet çështje e Leartit. E keni detyrim,. Autopsia është dhënë 2 orë pas vdekje. me rregull duhet 12 orë. Jepni dorëheqjen. po shkelin çdo ligj, po mbrojnë uniformat e përbaltura me gjakun e të rinjve shqiptarë. Nuk do të dorëzohemi. Ju jeni vrasës”– u shpreh një prej tyre.
Një tjetër e ka krahasuar me vdekjen e Klodian Rashës, në dhjetor të 2020.
“E mbani mend që në dhjetor 2020 banditët me uniformë vranë Klodian Rashën, pasi e vranë i hodhën fajin duke i lënë një armë aty. Pastaj doli e vërteta se si banditi me uniformë e kishte vrarë të riun që po mundohej të shpëtonte nga dhuna që kishte në mendje. Sepse theu orën policore. Sot jemi në të njëjtat kushte. Banditë me uniformë vrasin një të ri. Nuk mund të pranojmë që shteti mafioz e kriminal të ushtrojnë dhunë fizike. Të reagojmë.
E mbani mend sa frikë kishte Rama në 2020 për tu përballur me revoltën popullore, Nxorri RENEAn, sepse pushteti i tij i kalbur është bazuar në vrasje. Vrasin çdo ditë, ndaj them poshtë komunizmi. Ju jeni vrasës e këtë e dinë i madh e i vogël, e dini edhe ju. Ne duhet ti themi boll kësaj paçavureje. Të reagojmë për jetët tona”, tha ai.