Qytetarët 77 ditë në revoltë kundër qeverisë, diaspora iu bashkohet sërish sot në bulevard: Rama jepe dorëheqjen!

Këtë të shtunë mbahet protesta e 77-të kundër qeverisë së Edi Ramës, ndërsa edhe sot pritet që qytetarëve që vijojnë rezistencën t’u bashkohen sërish shqiptarë nga diaspora.

Një ditë më parë, sheshi u mbush me protestues, mes tyre edhe emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Greqinë, Zvicrën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të lidhura

None found

Ata shprehën mbështetjen e tyre për qytetarët që prej javësh kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Protesta nisi fillimisht si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, por shumë shpejt u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë. Protestuesit kanë ngritur në vazhdimësi akuza për korrupsion dhe keqqeverisje, duke kërkuar ndryshim në drejtimin e vendit.

Një nga kërkesat kryesore dhe të panegociueshme të protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Edhe në protestën e sotme, prania e diasporës pritet t’i japë një tjetër dimension mobilizimit qytetar.


Shtuar 15.08.2026 07:36

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomcasinolevant girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom