Quajeni “CR197”, Ronaldo nuk di të ndalet, paraqitje dhe gola rekord

Portugalia e re e Roberto Martinez nis me një histori të vjetër, nis me historinë e lavdishme të luzitaënve, C.Ronaldo-n.

Mosha është thjesht një numër për CR7 i cili zbriti si titullar në sfidën kundër Liechtenstein, kjo ishte ndeshja e tij e 197 me Portugalinë duke u shndërruar në lojtarin me më shumë ndeshje në histori me një ekip përfaqësues.

Ronaldo nuk ishte thjesht figurant, por protagonist absolut në këtë përballje duke realizuar një dopietë golash.

Fillimisht ishte Cancelo që kaloi Portugalinë në avantazh me një predhë nga jashtë zonë që gjeti devijimin me fat, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë B.Silva dyfishoj shifrat.

Në minutën e 51-të, Portugalia fitoi një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë, Ronaldo u tregua i saktë duke dërguar shifrat në 3-0.

Në të 63-tën, Ronaldo realizoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit duke kompletuar “pokerin” e Portugalisë. Me këtë dygolësh, CR7 shkon në kuotën e 120 gola me ekipin përfaqësues, edhe ky rekord absolut./Albeu.com/

 

 


Shtuar 24.03.2023 10:03