Aleatët e NATO-s dhe partnerët i kanë dhënë Ukrainës 230 tanke luftarake dhe 1550 automjete të blinduara që nga fillimi i ofensivës ruse.
Kështu bëri me dije këtë të enjte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Aleatët dhe partnerët të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Ukrainë 230 tanke, 1550 automjete të blinduara dhe sasi të konsiderueshme municionesh, ose 98% të pajisjeve të premtuara”, tha ai, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë për një kundërofensivë ukrainase në pranverë.